Milot Rashica tashmë i ka bindur të gjithë në Stamboll.
Sulmuesi Kosovar është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Galatasaray-t, me 3 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje sezonale.
Klubi turk, i cili e mori atë në formë huazimi nga Norwich, do të dëshironte ta blinte dhe ka gati ofertën prej rreth 5 milionë euro, të cilën është gati ta paguajë me këste për të marrë kartonin e 26-vjeçarit.
Leave a comment