Emërtimi i planetëve është një traditë shumë më e vjetër nga sa mendonim.
E vërteta është se astronomët dhe eksploruesit modernë të hapësirës nuk i pagëzuan në atë mënyrë. Shumica e planetëve në sistemin tonë diellor u zbuluan nga pionierët e astronomisë, të cilët ishin Grekët e Lashtë. Ata e konsideronin krejtësisht normale t’ia kushtonin këto trupa qiellorë të mëdhenj dhe të panjohur perëndive që adhuronin në atë kohë.
Kjo traditë u ruajt edhe më pas në shenjë mirënjohjeje për pionierët, por edhe për vazhdimësinë e shkencës.
Në fakt, edhe planetët që nuk u zbuluan nga grekët e lashtë si Urani, i cili u zbulua në 1781 dhe Neptuni, i cili u zbulua në 1864, vazhduan traditën duke mbajtur emra grekë. Natyrisht, emërtimi i Uranit nuk pati dakordësinë e të gjithëve, pasi astronomi britanik Sir William Herschel, dëshironte t’i jepte planetit të ri emrin e mbretit britanik të atëhershëm George.
Një nismë e cila u cilësua e papranueshme nga komuniteti shkencor ndërkombëtar. U diagnostikua rreziku që nëse do të thyhej tradita e lashtë greke, do t’i hapej rruga çdo populli për t’i dhënë një emër të ndryshëm secilit planet dhe përfundimisht do të shkaktonte konfuzion tek studiuesit.
Emrat që grekët e lashtë u dhanë planetëve nuk u dhanë rastësisht, por pas studimit. Duke studiuar elementet e çdo planeti si ngjyrat, madhësia dhe shpejtësia e tij, ata gjetën perëndinë e duhur për secilin.
Për shembull, ata vunë re se Mërkuri është më i afërti me Diellin dhe ka shpejtësinë më të shpejtë të rrotullimit. Kishte kuptim të plotë t’i vihej emri i zotit me këmbë të shpejta. Planeti më i madh në sistemin tonë diellor mund t’i kushtohej vetëm Jupiterit, më i madhi i perëndive. Nëse një ngjyrë simbolizon luftën, ajo nuk është tjetër veçse ajo e gjakut. Planeti me sipërfaqe të kuqe u quajt Mars për nder të zotit të luftës. /abcnews.al
Leave a comment