Lajme

Luan në opozitë, pulë në pushtet , Si u dorëzua Albin Kurti para “Zajednicës”?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë pas dhjetë vjetësh i “gëlltiti” të gjitha deklaratat, protestat dhe mundin e bërë kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilit ai dhe partia e tij i referohen me termin serb “Zajednicë”.

Albin Kurti mbrëmjen e së hënës para të zgjedhurve të popullit e pranoi “Zajednicën”, ndërsa e harroi edhe Astrit Deharin, i cili për veprimet politike kundër “Zajednicës” përfundoi si i burgosur.

Kurti dhe presidenti serbë Aleksandar Vuçiq, mbrëmë janë pajtuar me planin e propozimit evropian.

Kundërshtuesi më i madh i “Zajednicës”, Albin Kurti një prononcim për media pas takimeve në Bruksel deklaroi se “Zajednica” ishte në pikën e 10-të të planit franko-gjerman.

Albin Kurti kur pranoi krijimin e “Zajednicës” harroi edhe ditët e burgut edhe fjalët e mëdha se nuk ka rrugë të mesme “O Republikë, o Zajednicë!”.

“Nuk mund të rrinë në Kosovë edhe Republika jonë edhe ‘Zajednica’ e Serbisë. Prandaj do të bijnë ose Qeveria ose ‘Zajednica’ ose të dyja këto. Mustafa e Thaçi po i konsiderojnë pazaret e tyre me Serbinë e Malin e Zi sikur të ishin libra të shenjtë. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron shtetin e Kosovës nga Serbia, por po e demonstron pushtetin e saj mbi opozitën. Këso nënshtrimi ndaj Serbisë moti s’ka pasur kush në Kosovë. ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë mund ta mbrosh ose nga gjendja e mazokistit ose nga pozita e serbofilit ose nga rrethana e të shantazhuarit.”, tha Kurti, të cilin sot duhet pyetur se nga çfarë pozite po paralajmëron themelimin e saj.

27 shkurti do të mbahet mend si dita kur ai i ra shkelm çdo gjëje që kishte ndërtuar në dhjetë vjetët e fundit, shkruan Demokracia.com.

“Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë. Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst. Nuk do të ishte teksti i parë që do të nënshkruhej nga kryeministri i Kosovës e kreu i Serbisë. Në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje e katër kryeministra të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, ka thënë ai pas takimt në Bruksel mbrëmjen e 27 shkurtit.

Rebeli i dikurshëm i opozitës, tash u bë një qengj. Ai e njohu edhe ‘presionin’ ndërkombëtar për të cilin thoshte se ishte kureshtar ta njihte. /Demokracia.com/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...