Showbiz

Madonna ndahet nga i dashuri 23-vjeçar

Madonna u nda me Andrew Darnell pas 5 muajsh lidhje. Ylli 64-vjeçar është sërish beqare. Sipas DailyMail, mbretëresha e popit nuk kishte dallime të mëdha me modelin e ri, por të dy arritën në përfundimin se marrëdhënia e tyre nuk po ecën përpara.

“Ishte një gjë e rastësishme, kështu që ajo nuk është e shkatërruar. Thjesht ndodhi në një kohë të keqe”, tha një burim për Page Six. Ylli, siç raporton një person nga ambienti i saj, pas ndarjes nga partneri 41-vjet më i ri, po kalon një “krizë vetëbesimi”, dhe kjo ndoshta më shumë për shkak të komenteve negative që ka marrë së fundmi. nga ndjekësit për pamjen e saj.

Ish-çifti bëri daljen e parë publike së bashku në shtator në rrugët e Nju Jorkut,duke shkëmbyer puthje.

Pak ditë më parë, Madonna dha përgjigjen e saj për ata që komentuan performancën e saj në Grammy të këtij viti. Ajo foli qartë për mizogjininë dhe tashmë duket se ylli 64-vjeçar mund të qeshë vetëm me atë që u shkrua pas paraqitjes së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Në veçanti, ajo ngarkoi një foto të saj dhe një koment në Twitter. “Shiko sa e lezetshme jam tani që iku ënjtja nga operacioni, po qesh me të madhe”. Në njëfarë mënyre, Madonna zgjodhi t’i përgjigjet komenteve të ashpra për pamjen e saj.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

LajmeShowbiz

Luizi tregon se cilën e zgjedh në mes nënës dhe Kiarës

Prej disa ditësh, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë me pushime...

LajmeShowbiz

Sam Asghari paraqet kërkesën për divorc nga Britney Spears

Sam Asghari dhe Britney Spears po ndahen edhe zyrtarisht. Trajneri i fitnesit...

LajmeShowbiz

Çmimi i shputave të Margot Robbie arrin një shifër marramendëse!

Margot Robbie i janë ofruar 250,000 £ për të shitur fotot e...

LajmeShowbiz

Kiara Tito rikthehet në Top Channel pas suksesit të bujshëm në Big Brother Vip

Tashmë moderatoren do e shohim çdo të diela mbrëma përgjatë verës nën...