activeBallinaKryesore

Bislimi në Bruksel: Asociacioni si organizatë joqeveritare, jo si autonomi territoriale

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Kosova ka treguar konstruktivitet në procesin e dialogut duke theksuar se e kanë pranuar propozimin e evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, plan ky që sipas tij do të fillojë të zbatohet së shpejti.

Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Bislimi ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë asociacion një etnik

Për Asociacionin, Bislimi ka theksuar se nuk nënkupton autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare,  sipas KosovaPress.

“Sa herë që dialogu nuk shkonte që ishte në interes të të dy palëve, ata (Serbia) kanë krijuar tensione në teren dhe e kanë bartur fokusin nga normalizimi në tensione, për neve normalizimi është vendimtar sepse ua hap derën të gjitha ambicieve tona dhe do të kemi zero interes për ta kthyer dialogun e normalizimit në dialog për menaxhimin e krizave. Prandaj dua qartazi të identifikojmë origjinën e përfshirjes dhe të atakojmë problemin në rrjedhën e saj. Marrëveshjet e kaluara, që kanë të bëjnë me Brukselin, e di që plani i Ahtisarit ishte bazë për shpalljen e Pavarësisë nuk bëjnë thirrje për autonomi. Marrëveshjet e kaluara vetëm e listojnë një mekanizëm që do të mundësojë koordinimin ndërmjet komunave me shumicë serbe në formë të një asociacioni. Do të jetë një institucion joqeveritar që koordinon këtë çështje, por kurrë nuk është paraparë si një autonomi territoriale për asnjë pjesë të vendit, qofshin ato komunat në veri apo në jug”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se Kosova ka treguar konstruktivitet në procesin e dialogut duke theksuar se janë pajtuar me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kemi treguar gatishmërinë dhe konstruktivitetin tonë edhe në procesin e dialogut, jemi pajtuar me propozimin e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i saj do të vazhdojë së shpejti. Shpresojmë që normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohje të ndërsjellë në qendër, respektim të të drejtave të pakicave në të dy vendet. Siguria dhe paqja në rajon dhe në tërë Evropën është një domosdoshmëri. Çdo hap drejt zhvillimit në politikën evropiane për mbrojtje dhe siguri është detyrë e jona. Ne jemi të aftë të bëjmë progres përkundër të gjitha sfidave dhe pengesave, zotimet tona mbetën të njëjta, nuk do të ndalemi, zëri i Kosovës është i lartë dhe i qartë, Evropa është mikja jonë, Evropa është e ardhmja jonë, zërat tonë duhet të dëgjohen dhe përfshihen në familjen evropiane sepse Evropa ka shumë për të thënë dhe ne dhe ju do të themi bashkë”, ka thënë Bislimi.

Para eurodeputetëve, Bislimi ka thënë se Kosova kërkon të marrë statusin e kandidatit deri në fund të këtij viti.

“Kosova është vendi më demokratik dhe i njohur çdo ditë nga ndërkombëtarët. Objektivi ynë është i qartë, ne kërkojmë që të marrim statusin e kandidatit deri në fund të këtij viti, ky mund të shihet si qëllim sfidues por jemi plotësisht të angazhuar për të arritur atë. Është esenciale për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më e rëndësishmja për stabilitetin tonë politik dhe sigurisë. Të nderuar parlamentarë, pothuajse që dy vjet ne vazhdimisht kemi demonstruar dëshirën për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe kemi zbatuar reformat në drejtësi dhe administratë publike, këto janë konfirmuar në vlerësimet e rregullta të raporteve ndërkombëtare si ‘Transparency International’ ose raportet BE-së për vendet”, ka thënë Bislimi.

Dje në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

activeBallinaKryesoreLajme

26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Sot mbushen 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997....