Lajme

Elvis Hoxha: E shpërndan shkrimin ku akuzohet Escobari se bashkëpunon me Serbinë, i përmendet edhe gruaja

Elvis Hoxha është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti. Ai është ndër njerëzit më të besuar të Kurtit në LVV dhe pjesë e grupit që tashmë po njihet si “Grupi i Tiranës”.

Hoxha ka bërë një postim skandaloz në lidhje me Gabriel Escobarin, të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Hoxha, që njihet për deklarata të ashpra kundrejt Escobarit dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, e ka shpërndarë një shkrim, në të cilin Escobari akuzohet se po ia mban anën Serbisë.

“Kjo nuk është hera e parë që gruaja e Gabriel Escobar bashkëpunon dhe “përkëdhelet” nga institucionet serbe. Kjo qasja përkëdhelëse mund të tregojë shumë për atë se pse nga ana të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor ka një qasje e cila me të drejtë është lexuar si mbajtje anë për Serbinë.” – thuhet në tekstin që e ka shpërndarë z. Hoxha.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...