Dietologu spanjoll, Hoze Blesa, fluturon një herë në muaj nga Spanja në Arabinë Saudite për të ndjekur Cristiano Ronaldon.
Në një intervistë të lëshuar për një revistë spanjolle, ai ka zbuluar: “Cristiano më ndihmon shumë në punën time, pasi tashmë unë nuk kam se çfarë t’u mësoj më futbollistëve të Al-Nasr. Ronaldo ka ndërtuar një shkollë të vërtetë dhe të tjerët kanë nisur të bëjnë gjithçka bën ai për të përmirësuar paraqitjet në fushë.
Që kur ka mbërritur në klub Ronaldo, të gjithë stërviten më shumë dhe po ndjekin një dietë shumë strikte. Nuk kam parë kurrë një klub si ky, në të cilin futbollistët përmirësojnë praktikisht 90 për qind të kompozicionit të tyre trupor, sa herë që shkoj e i shoh. Të gjithë falë Ronaldos kanë më pak masë dhjamore në trup, më shumë muskuj dhe ndërkohë vazhdojnë të ndjekin çdo ditë e më shumë stërvitjet e Kristianos”, u shpreh Blesa.
Leave a comment