Lajme


  • Share

  • &url=https://era-info.com/13573-2/" rel="nofollow">Tweet
  • Pin
  • Share

  • https://era-info.com/13573-2/" target="_blank" rel="nofollow">

Një vit nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës

Sot bëhen një vit nga fillim i agresioni të Rusisë ndaj Ukrainës. Një vit më parë Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, duke e quajtur si operacion special, që nxiti konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në njëvjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, të premten, më 24 shkurt 2023, në emër të popullit të Kosovës organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Fjalët hyrëse mbajnë: Znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovë, Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas në Kosovë. Po ashtu sot mbahet ceremonia e shpërndarjes së letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas.

Sot BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të shënojnë një vjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia

BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane shënojnë një vjetorin e fillimit të pushtimit të paprovokuar, të pajustifikuar dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, me shfaqjen e filmit ukrainas të vitit 2022 “Shtëpia  e ndërtuar nga copëzat” që flet për fëmijët e prekur nga agresioni.

Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe gazetarë ukrainas pjesëmarrës në Programin “Gazetarë në Rezidencë në Kosovë”, raporton RTKlive.

Për të shënuar këtë ditë sot Kuvendi komunal i Prishtinës, mban seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe.

“Të pranishmit renditen përpara godinës së Komunës ku së bashku me një grup fëmijësh do të lëshojnë në qiell disa pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe”, njofton Komuna e Prishtinës.

Sot nga ora 18:00, gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, do të mbajnë një aksion në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.  “Gazetarët ukrainas do të fillojnë marshin nga sheshi ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’ deri tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Përveç marshit, gazetarët do të ndezin dhe qirinj në shenjë nderimi për të gjithë ata që vdiqën duke luftuar”, njofton AGK.

  • Share

  • &url=https://era-info.com/13573-2/" rel="nofollow">Tweet
  • Pin
  • Share

  • https://era-info.com/13573-2/" target="_blank" rel="nofollow">

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...