Morena Taraku është një prej femrave më të komentuara në media rozë.
Ndonëse mungojnë projektet nga ana e saj, njëjtë nuk ndodh edhe me pozat që janë të shumta në llogarit e saj në rrjete sociale.
Bukuroshja nga Peja edhe së fundmi është kujdesur që të marrë vëmendjen duke pozuar plot stil në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram.
E veshur me një bluzë dhe mini-fund me ngjyrë gri që i kombinoi me në palë çizme të gjata me ngjyrë të zezë, ajo dukej tejet joshëse.
Për të kompletuar paraqitjen atraktive edhe më shumë, zeshkania mbante aksesor ari ndërsa u pa me makijazh të theksuar dhe flokët me volum i la të lira dhe lëshuara sipër.
“Bota gri”, shkruan Morena në mbishkrimin e fotografive që morën mijëra pëlqime e komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.
Ndryshe, kujtojmë që prej vitesh 29-vjeçarja është larguar nga Kosova dhe ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj në Stamboll
Leave a comment