Pamjet nga stërvitja e Man. Junajtedit sugjerojnë se skuadra mund të jetë pa pesë lojtarë për ndeshjen e dytë të tyre në Ligën e Evropës me Barcelonën.
“Djajtë e Kuq” futen në përballjen e së enjtes mbrëma me shpresën për të siguruar vendin e tyre në të tetën e garës. Dhe barazimi është sigurisht në ekuilibër pas barazimit 2-2 në “Camp Nou”, javën e kaluar.
Kristian Eriksen dhe Doni van de Bek nuk morën pjesë në seancë, me të dy lojtarët të përjashtuar për momentin shkaku i lëndimeve. Hari Meguajer, Entoni dhe Entoni Martial, gjithashtu nuk morën pjesë – me treshen që humbi fitoren ndaj Lesterit në fundjavë.
Man. Juanjted do të shpresojë të eliminojë Barcelonën dhe të synojë fitimin e trofeut, derisa luftojnë në të gjitha garat – diçka që dukej e parealizueshme në fillim të sezonit.
Erik ten Hag trashëgoi një klub në krizë pas një sezoni katastrofik nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaer dhe Ralf Rangnik sezonin e kaluar, e që ka arritur deri më tani të bëjë mrekulli.
Leave a comment