Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Interi e ka mposhtur me vështirësi Porton në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.Romelu Lukaku ishte heroi i Interit në këtë përballje kur shënoi golin e vetëm në minutën e 86-të.Lepzigu shkaktoi befasinë e mbrëmjes duke e ndalur me barazim 1:1 Manchester Cityn në shtëpi.“Qytetarët” avancuan pas 27 minutave me golin e futbollistit Riyad Mahrez. Epërsinë e Cityt e “shkriu” mbrojtësi kroat i Leipzig, Gvardiol në minutën e 70-të kur shënoi me kokë.Ndryshe, këto janë përballjet e para ndërmjet këtyre skuadrave në 1/8 e finales, teksa ndeshjet e kthimit luhen pas tri javësh.
Leave a comment