activeKryesoreLajme

Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Mizuuchi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka mirëpritur ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Si një partner strategjik afatgjatë në rajon e i rajonit, Kryeministri Kurti falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për vendimin për të hapur ambasadën e saj në Kosovë. Ambasadorit Mizuuchi, i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi bashkëpunim të afërt të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim të parë, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks te ato në rrafshin ekonomik. Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për përparimet e shënuara në dy vitet e fundit dhe për mundësitë dhe kushtet që Kosova ofron për investitorët e huaj.

Ambasadori Mizuuchi, i cili kishte vizituar Kosovën 15 vite më parë, u shpreh falënderues për mikpritjen. Ai tha se Japonia dhe Kosova ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Gjithashtu shprehu vlerësimin e tij pozitiv për qëndrimet e Kosovës në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit rus.​

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...