Ushtruesi i detyrës së prokurorit në ZPD në Ulqin, siç ka mësuar jozyrtarisht Televizioni Publik i Malit të Zi ka urdhëruar arrestimin e dy policëve që dyshohet se kanë rrahur një shtetas shqiptar.
Bëhet fjalë për profesorin shqiptar, Petraq Milo i cili u keqtrajtua nga dy policë serbë, inicialet e të cilëve sipas televizionit publik malazez janë D.Š. dhe NB, përcjell Paparaci.com
Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet një punonjës policie i Sektorit të Policisë Kufitare duke ushtruar forcë fizike ndaj një shtetasi shqiptar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, duke folur për këtë rast ka thënë se MPB-ja ka nisur të gjitha procedurat ligjore.
Leave a comment