Seanca e Kuvendit ka shkuar në pauzë deri në orën 16:30 në mungesë të kuorumit për votim të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Ani se nuk u hodh në votim, për këtë projektligj shprehën përkrahje të gjitha partitë opozita dhe pozita.
Edhe për këtë marrëveshje ndërkombëtare nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkoi mbështetje ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Ky projekt synon të ndihmoj apo të mbështes komunën e Prizrenit në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 100 objekte komunale duke përfshirë kopshte, shkolla e objekte shëndetësore. Masat e propozuara për efiçiencës e energjisë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimeve të sistemit të ngrohjes izolimit termik të ndërtesave….Projekti kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro prej të cilave BERZH ofron 1 milionë euro grant investimi dhe 315 mijë grant teknik për të ndihmuar në realizimin e disa prej elementeve të projektit kurse pjesa tjetër prej 5 milionë euro është kredi nga BERZH me normë të tarifës së zotimit në vlerë prej 0.5% në vit ndërsa normë interesi 1%”, theksoi ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se këto marrëveshje i përkrahin si parti jo pse marrëveshja është për një komunë që qeveriset nga një parti opozitare, por për shkak të rëndësisë për qytetarët.
“LVV e përkrahë këtë marrëveshje përfitues kryesor është komuna e Prizrenit megjithatë marrëveshja në fjalë është sipas strategjisë së energjisë dhe përpjekjeve të Kosovës për ta kursyer energjinë elektrike dhe për ta bërë sektorin publik udhëheqës në këto përpjekje që duhet të vazhdojnë deri në mbarim të strategjisë“, tha ai.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri shprehi mbështetjen për këtë marrëveshje.
“Nëse ka kushte të mjaftueshme dhe nëse jemi 2/3 prezent nuk kemi pse të presim dhe hyjmë në votim”,tha Tahiri.
Edhe LDK e ka mbështetur këtë marrëveshje ku përfituese janë qytetarët e komunës së Prizrenit.
“Ne e përkrahim një marrëveshje të tillë dhe shpresojmë në implementim të shpejt të saj”, tha ai.
E shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila propozoi që këto marrëveshje të mos hidhet në votim sot, por të shtyhen për ndonjë seancë tjetër.
“Ne propozojmë që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen bashkë në një të ardhme të afërt kur do të jemi 80 vota pa marr parasysh tërheqjen votën kundër të një grupi parlamentar, por kur të sigurohemi që të kalojmë. Mendoj se kemi mjaftueshëm edhe guxim politik por edhe vetëdije politike që t’i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi ajo.
E shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk u pajtua me propozimin e Kusari-Lilës.
“Kjo çka e propozoi Kusari me gjithë respektin vetëm po i kontribuon një kaosi parlamentar…nuk ka kurrfarë arsye që kjo të kushtëzohet tash të hyjnë edhe ato tjera nuk duhet me u pa Kosova si hartë elektorale kush kënd e qeverisë cili qytet”, tha ai.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk duhet të krijohet në Kuvendin e Kosovës praktika që të hedhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare vetëm kur janë votat.
“Nëse Kuvendi i ka 80 deputetë në sallë është i obliguar me hedh në votim nëse nuk ka kuorum nuk ka kuorum kur ka kuorum votohen, por nëse rrethanat janë dhe ka kuorum duhet me u hedh pikat të gjitha me radhë…Por jo me thënë po presim derisa të bëhen 80 vota për sepse pastaj është imponim dhe formë e shantazhit dhe mendoj se nuk duhet me u ndërtua si formë në Kuvend “, u shpreh ai.
Nuk kaloi në Kuvend marrëveshja 40 milionë dollarëshe me Fondin OPEC
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, nuk i ka marrw votat nw Kuvend.
Në seancën e Kuvendit për këtë Projektligj kanë votuar 73 deputetë, 11 deputetë kanë abstenuar dhe një votë ka qenë kundër.
Projektligji është kritikuar nga deputetët e opozitës. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka thënë se për këtë marrëveshje nuk ka pasur asnjë diskutim paraprak. “
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka theksuar se ministri duhet t’i elabrojë më mirë këto marrëveshje.
07: 55- Kuvendi debaton për raportin e KE-së për Kosovën
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Në rend dite është votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë dhe debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Po ashtu pika të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Po ashtu në rend dite është votimi në lexim të dytë i Projektligjit pёr anti dopingun, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bujqësi dhe zhvillim rural, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
Leave a comment