Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Specialja ka bastisur banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku këtë veprim të Speciales e ka quajtur “skandal”.
Ai madje e quan “pseudozyrë” atë të Prokurorit të Specializuar.
Postimi i plotë:
Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.
Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.
Leave a comment