Ish-nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e ka ngritur një pretendim në profilin e saj në Facebook pas bastisjes së banesës së ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramajt..
Dërguti ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë të një editoriali të shkruar nga Behramaj, e ku thjesht shprehet qëndrimi i tij në lidhje me Gjykatën Speciale.
“Nëse arsyeja e bastisjes së Adil Behramit qenka editoriali i tij, atëhere në shenjë të përkrahjes, po ia ripostoj deklaratën”, u shpreh ajo në Facebook.
Por, çka shkruhet në atë editorial?
“Bashkësia ndërkombëtare e detyroi Kosovën ta themelonte Gjykatën Speciale për t’i adresuar akuzat e rreme të raportit të Dick Martyt. Por, kur ata nuk ishin në gjendje të gjenin prova për t’i mbështetur ato pretendime, Zyra e Prokurorit të Specializuar doli me pretendime të reja për ta justifikuar mashtrimin e tyre. Një mashtrim i tillë nuk do të isthe toleruar në asnjë shtet të Bashkimit Evropian, por po tolerohet gjithmonë kur viktima të mashtrimit janë shqiptarët”, është pjesa e ndarë nga Dërguti.
Leave a comment