activeKryesoreLajme

PDK ia kthen Haxhiut: Me kritika po mundohesh ta largosh vëmendjen nga zhdukja e mostrave të Deharit 

Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, pas dorëzimit në Kushtetuese të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka thënë se ministrja e Drejtësisë po tenton të largojë vëmendjen nga zhdukja e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Albulena Haxhiu tha se dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim ‘zhagitjen’ e reformave meqë ky projektligj ka kaluar në Komisionin e Venecias.”Masha e Kurtit” Haki Abazi zbulon zyrtaren e VV’së që thotë se e kontroll…

Por, Gruda thotë se ajo nuk mund të largojë vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë.

“Në çdo demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese, por ta mirëpriste vendimin e saj. Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë”, ka thënë ai.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...