Deputeti, Haki Abazi nuk ka treguar nëse ka ofruar prova ose jo gjatë intervistimit në Prokurorinë Speciale. I kontaktuar nga Insajderi, Abazi tha se nuk merret me spekulacione.
“Nuk komentoj fare çështjen e prokurorisë. Nuk komentoj asnjë gjë për prokurorinë ajo është puna e tyre. Nuk merrem me spekulacione”, deklaroi Abazi për Insajderin.
I pyetur se a ka ofruar prova gjatë intervistimit të tij në prokurori, Abazi thotë se ‘ajo është çështje e prokurorisë jo e imja’.
Paparaci nga burimet e saja brenda prokurorisë raportoi se Abazi nuk ka dorëzuar asnjë provë si dëshmi për deklaratën e tij për video-incizimet që sipas tij, dëshmojnë se kush i ka marrë mostrat brenda Laboratorit në IML.
Intervistimi i Haki Abazit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është deklaruar pas intervistimit në prokurori për deklaratat e dhënë për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
Abazi nuk ka dhënë detaje për atë se çka ka deklaruar brenda prokurorisë.
Por, ka përdorur një shprehje që sipas tij e përshkruan situatën, e që të lë të kuptohet se fjalën e ka për kryeministrin Kurti.
Edhe pse u pyet dy herë nga gazetarët se kush është palaçoja, Abazi nuk dha më shumë shpjegim.
“Kur hynë palaçoja në pallat mbretëror nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus”, ka thënë ai
Leave a comment