Lajme

Senati i universitetit “Haxhi Zeka” emëron jashtëligjshëm anëtaren e Këshillit Drejtues

Senati i Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, e ka emëruar jashtëligjshëm njërën prej anëtareve të Këshillit Drejtues.

Mersiha Kalac-Kacamakovic është emëruar për herë të dytë anëtare e Këshillit Drejtues në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe krejt kjo në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Sipas dokumentit që ka siguruar Demokracia.com, më 09.09.2022, senati e ka zgjedhur sërish si anëtare të Këshillit Drejtues, Mersiha Kalac-Kacamakovic, me mandat 3-vjeçar.

Krejt kjo përzgjedhje është bërë në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Mersiha Kalac Kacamakovic fillimisht më 19.05.2021 ishte emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare në Këshillin Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka”. Më pas e njëjta kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në tetor të viti 2021, për të filluar punën si profesoreshë në këtë universitet nga data 16.02.2022. Ajo u rikthye sërish në Këshillin Drejtues dhe krejt kjo po del të jetë në kundërshtim me ligjin, pasi një zyrtar publik nuk ka të drejtë të përfshihet në marrëdhënie kontraktore me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të funksionit publik.

LIGJI NR. 06/L-011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK

Në nenin 18, tek kufizimet pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike thuhet se:

1. Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë:

1.1. të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre;

1.2. të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik;

Demokracia.com ka dërguar pyetje edhe në Universitetin “Haxhi Zeka”, për të kuptuar se pse Kalac-Kacamakovic është përzgjedhur në Këshillin Drejtues në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje në interesimin. /Demokracia.com/ 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...