Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nesër (e martë) do të intervistohet nga Prokuroria Speciale, lidhur me deklaratat e tij për mostrat e Astrit Deharit.
Kështu ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, i cili është përfaqësues juridik i familjes Dehari.
Gashi ka treguar se ka kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit.
“Nesër dihet. Pas deklarimeve të Abazit, Prokuroria Speciale ka bërë me dije se ai do të merret në pyetje në cilësi të dëshmitarit nesër. Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari, sot me shkrim kam kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërrasë Prokuroria apo jo, e marrim vesh nesër”, ka thënë ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, të enjten (16 shkurt) ka deklaruar se ekzistojnë audioincizime dhe videoincizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.
Leave a comment