Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë arritur të takohen më sekretarin amerikan Antony Blinken në konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.
Krasniqi thotë se kjo mund të lexohet si pakënaqësi e ShBA me politikën që Osmani dhe Kurti e ndjekin.
“Shmangia e një takimi me Vjosa Osmanin e me Albin Kurtin nga sekretari amerikan, Blinken, mund të lexohet si pakënaqësi e SHBA-së me politikën që këta të dy po ndjekin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.thekson Epoka e re
Tutje, ai tha se kjo duhet të jetë alarm për dy liderët kosovarë, por jo për Kosovën.
“Kjo gjë do të duhej të ishte alarm për Vjosa Osmanin e për Albin Kurtin. Jo edhe aq për Kosovën. Kosova vazhdon të jetë nën kujdesin dhe mbrojtjen e SHBA-së, pavarësisht kush ulet në ato karrige. Ata që ulen në ato karrige bëjnë mirë ta dinë se mandatet e tyre janë të përkohshme, ndërsa Kosova atlantike është e përjetshme”, ka shkruar Krasniqi.
Leave a comment