Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar në Rahovec.
Kjo ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrës së tyre për të neutralizuar situatën, në përleshjen që ndodh në mes tifozëve të Trepçës dhe atyre të Prishtinës, pas ndeshjes së finales së basketbollit.
Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili theksoi se Policia për të shpërndarë turmën në këtë rast është detyruar të përdorë sprej.
Sipas Graishtës, disa autobusë me tifozë të Trepçës janë sulmuar me gurë nga tifozët e Prishtinës, të cilët edhe i mposhtën në këtë ndeshje finale.
Leave a comment