Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Villarrealit për t’u ngritur në vendin e 8-të në La Liga me 31 pikë.
Muriqi asistoi të goli i parë për Kadewere (20’) derisa shënoi golin e fundit të katërtin në minutën e 63-të. Rodriguez (45’) dhe (56’) shënuan dy gola tjera për Mallorcan. Morales (43’) dhe Chukwueze (50’)
Mallorca po shkon drejt sigurimit të mbijetesës në La Liga dhe kjo falë golave të Vedat Muriqit në sulm.
Kosovari shënoi sot një gol dhe asistoi në një tjetër në një ndeshje për vendin e tetë në La Liga me 31 pikë.
Goli i parë ishte një punë e mahnitshme e Vedat Muriqit, i cili arriti që të përfitonte nga një huti në mbrojtje e Villarreal dhe ai pasoi për Tino Kadawere që finalizoi pa problem për golin e parë në ndeshje.
Në anën tjetër, Manu Trigueros u përjashtua nga loja pasi që bëri një sjellje aspak sportive dhe nuk i la rrugë gjyqtarit vetëm ta përjashtoi atë nga loja. Megjithatë, goli i barazimit erdhi për Villarreal të cilët barazuan në minutën e 43-të me anë të Morales.
Por, Mallorca reagoi shpejt dhe shënoi gol në minutën e 45-të me anë të Daniel Rodriguez. Muriqi ka mundur ta bëj rezultatin në 3-1 në minutën e dytë shtesë të ndeshjes pas një topi të kthyer nga portieri por nuk arriti ta bëjë këtë.
Pesë minuta pas pjesës së dytë Villarreal barazoi përsëri. Ishte Pino që gjeti Chukwueze brenda zonës derisa bëri një parabolë të mirë të portierit serb, Rajkovic. Në minutën e 54-të Muriqi shënoi një gol por që ju anulua në mënyrë kontraverse për pozitë jashtëloje nga gjyqtari i ndeshjes.
Megjithatë dy minuta më vonë për Mallorcan do të shënonte Rodriguez në golin e dytë për t’i dhënë epërsinë 3-2 vendasve. Muriqi shënoi golin e fundit për skuadrën e tij pasi që u asistua për mrekulli nga Raillo për të shënuar për rezultat 4-2 që ishte edhe rezultati përfundimtar në këtë ndeshjes.
Leave a comment