Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftë në Kosovë, William Walker, ka uruar të gjithë qytetarët për 15-vjetorin e pavarësisë së vendit.
Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ambasadori Walker tha se e përshkruan si ditë emocionuese, të bukur e të lumtur për qytetarët.
Walker në urimin e tij emocionues tha vazhdoni të bëni atë që keni bërë në 20 vitet e fundit.
“Bëjini të gjithë të lumtur e ndoshta ndonjëherë kujtojeni Walkerin, mirë?”, u shpreh Walker.
“Kosova ishte një vend që po ballafaqohej me ato copëzat më thelbësore të jetës që ishin aq dramatike aq edhe domethënëse mendoj pikë së pari për jetën time, por edhe për jetën e kësaj pjese të botës. Isha në parlament atë ditë, isha aty në ballkon po i shihja deputetët që ngriheshin për të nënshkruar deklaratën e Pavarësisë. Pastaj dola edhe nëpër rrugë pata kënaqësinë, pata lumturinë të shihja njerëzit që po festonin. Mund të jetë egoja ime që flet, por ndjehem si baba në këtë vend sepse e kam parë tek lind, por jam krenar për të gjitha ato që Kosova ka arritur dhe po arrin”- tha Walker në urimin e tij të transmetuar në RTK.
Leave a comment