activeKryesoreLajme

Qeveria obligohet të paguajë mbi 100 mijë euro për 52 shërbyes civilë

Qeveria e Kosovës është obliguar t’ua paguajë mbi 100 mijë euro për paga dhe 4 mijë e 734 euro shpenzime të procedurës për 52 nëpunësit civilë që kishin ushtruar padi se ishin diskriminuar kur më 2017 në mënyrë selektive ishin rritur pagat e një pjesë të stafit të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas vendimit që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” të 14 shkurtit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vërtetuar se e paditura përmes vendimit kontestues kishte rritur pagat e një pjese të stafit në mënyrë selektive duke i diskriminuar paditësit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj më 20 dhjetor 2017 kishte vendosur që t’ua rriste pagat vetes, ministrave, këshilltarëve politikë dhe një pjesë të shërbyesve civilë. Në mesin e atyre që iu kishte rritur paga ishin edhe për zyrtarët e lartë në Zyrën Ligjore, Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Zyrën për Komunikim Publik, ku u ishte caktuar paga bruto 800 euro.

Në këtë mënyrë, gjykata e shkallës së parë e ka aprovuar padinë e 52 nëpunësve civilë, të cilët kishin ushtruar padi ndaj Qeverisë se në mënyrë selektive ka ngritur pagat duke i diskriminuar paditësit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

52 nëpunës civilë kishin parashtruar padi kundër Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga diskriminimi nga marrëdhënia e punës. Përmes këtij aktgjykimi, gjykata ka detyruar Qeverinë që për shkak të diskriminimit të bërë ndaj paditësve në emër të dëmit material për periudhën dhjetor/2017 deri në shkurt/2020 t’ua paguajë paditësve shumën e përgjithshme mbi 100 mijë euro dhe shpenzimet e procedurës prej 4,734.50 euro.

Në aktgjykim thuhet se gjykata ka ardhur në përfundim se e paditura kur ka rritur pagat e një numri të caktuar të punonjësve në Zyrën e Kryeministrit ka shkelur të drejtat e paditësve duke bërë diskriminim të drejtpërdrejtë të paditësve.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...