Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
Deliu përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga prokuroria që të veprojë më mënyrë të pavarur në lidhje me këto pretendime.
“Dorëheqja ose shkarkimi i Ministres së Drejtësisë, është hapi i parë dhe i domosdoshëm për të mundësuar proces hetimor të pavarur e të besueshëm”, ka shkruar mes tjerash Deliu.
Postimi i plotë:
Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është zhdukje e të vërtetës për rastin tragjik të tij.
Dy muaj pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nën pushtetin qeverisës të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, kuptojmë nga një deputet i shumicës parlamentare se krerët e institucioneve kanë dijeni për përmbajtjen e kamerave të sigurisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
I bëjë thirrje prokurorisë që të veproj në mënyrë të pavarur, me efikasitet dhe profesionalizëm për të hetuar dhe zbardhur këto pretendime, e mos të smbrapset as përballë presioneve e kërcënimeve që mund t’i marrë nga ky pushtet, bartësit e të cilit, derisa janë të gatshëm që t’i kërcënojnë publikisht prokurorët në sallat e gjyqit (siç ndodhi para disa ditësh), mund të bëjnë gjithçka jashtë tyre.
Dorëheqja ose shkarkimi i Ministres së Drejtësisë, është hapi i parë dhe i domosdoshëm për të mundësuar proces hetimor të pavarur e të besueshëm.
Leave a comment