activeKryesoreLajme

Osmani-Begaj: Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka nisur këtë të enjte një vizitë dyditore në Kosovë, me rastin e festës së 15 vjetorit të Pavarësisë së kësaj të fundit. Në fillim të vizitës, Begaj është pritur nga homologia e tij Vjosa Osmani, ku shprehu mbështetje të palëkundur për autoritetet e Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat po përballen. Duke u ndalur tek rrugëtimi euroatlantik i Kosovës, Begaj shprehu mbështetje të plotë si dhe besimin se qytetarët e Kosovës së shpejti do të mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën e BE-së. Gjatë takimit Begaj tha se “askush nuk do të mund ta pengojë Kosovën të ndërtojë e lirë dhe e pavarur të ardhmen e saj dhe askush nuk mund të kërcënojë sovranitetin e saj territoria” tha ai ndërsa shtoi se “Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës”.

“Kënaqësi e veçantë të jem në Prishtinë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë. Urova në emër të të gjithë shqiptarëve Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. 15 vite janë shumë pak për një komb, e për më tepër për një komb të lashtë. Por këto 15 vite Pavarësi të Kosovës kanë demonstruar në mënyrë shëmbullore e të sintetizuar vlerat më të mira e shumë shekullore të kombit shqiptar.

Vlerësova ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe i konsiderova jo vetëm vëllazërore e të një natyre strategjike, por edhe shumë dinamike. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës ëshë unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve.

Kosova e Pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin tonë më të paqtë e të sigurtë, si dhe kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht të bashkëpunimit kombëtar”, shkruan në Facebook Begaj.

Nga ana tjetër, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadiu ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane!’, është shprehur Osmani.

“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë! Kosovë- Shqipëri, ka shkruar Osmani në Tweet.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...