Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani që nuk po përmendin ish-liderët shtetërorë që tani gjenden në Hagë, në përvjetorët e pavarësisë.
Limaj ka thënë se njerëzit kyç që lidhen pavarësisë së Kosovës, sot gjenden në Hagë.
“Qe dy vite në seancat solemne të Kuvendit për pavarësinë, as kryeministri as presidenti nuk i përmendin, për të thënë se shprehin mirënjohje për ish-presidentin e ish-kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Limaj në DPT te Fidani.
Ai ka thënë se duke mos e përmendur ish-presidentin Hashim Thaçiq, nuk shlyhet fakti se ai është lexues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës.
“Duke mos e përmend, nuk e shlyen faktin kush e ka lexu deklaratën e pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar tutje ai.
Limaj ka thënë se Nisma do t’i bashkohet iniciativës “Festojmë me Ju”, që mbahet në 15-vjetorin e pavarësisë, 17 shkurt, për t’i përkrahur ish-liderët e luftës çlirimtare në Hagë.
“Mungesa e tyre në këtë përvjetor, për secilin njeri që ndihet krenar për të kaluarën e vet, e ndjenë një padrejtësi. Me 17 shkurt, në ora 14:30, Nisma i është bashkuar iniciativës “Festojmë me Ju”. Ne po iu themi që jemi me ju, jemi krenar me ju. Kosova feston me ju dhe për ju. Kushdo këtu që tenton me fshehë dhe injoru, populli nuk do t’ju harrojë”, ka thënë Limaj.
Leave a comment