Sport

Manchester City e fiton derbin

Manchester City e ka fituar betejën kundër Arsenalit në luftën e dy skuadrave për titull të kampionit në Premierligë.

“Qytetarët” triumfuan 1:2 kundër “Topçinjve” në stadiumin Emirates në Londër, që i takoi javës së 12-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.

Kevin de Bruyne shfrytëzoi gabimin e Tomiyasu për ta kaluar Cityn në avantazh në minutën e 24-të.

Epërsia e “Qytetarëve” zgjati deri në minutën e 42-të kur Saka u tregua i saktë nga penalltia.

Golin e dytë për ekipin e Pep Guardiolës e realizoi Jack Grealish në minutën e 72-të.

Goditjen e fundit londinezëve ua dha “bomberi” norvegjez Erling Haaland me golin e minutës së 82-të.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta për vendasit në këtë derbi.

Kësisoj, Arsenali bie në vendin e dytë me 51 pikë, aq sa ka edhe City që tanimë me goldallim më të mirë bëhet lider

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

LajmeSport

Shqipëria me barazim të merituar kundër Çekisë, vazhdon ëndrra për Euro 2024

Shqipëria ka arritur të marrë një barazim në Pragë të Çekisë duke...

LajmeSport

Bernard Berisha i lumtur me rikthimin: Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa ta përfaqësosh vendin tënd

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë të muajit shtator. Dardanët...

LajmeSport

Sergio Ramos rikthehet te Sevilla 18 vjet pas largimit të tij

Sergio Ramos është zyrtarisht futbollist i Sevillas në La Liga. Mbrojtësi rikthehet...

LajmeSport

Liverpooli merr fitore bindëse ndaj Aston Villas

Liverpooli ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Aston Villas në kuadër...