Profesori universitar, Arben Fetoshi, tha se institucionet kosovare kanë dështuar në dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.
Madje sipas tij, institucionet e vendit kanë bërë fare pak përpjekje për dokumentimin e krimeve të luftës.
“Kosova ose ka dështuar ose është duke dështuar në dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë. Sepse të gjithë e dimë me çfarë serioziteti dhe cilat janë rezultatet e atyre pak përpjekjeve institucionale për dokumentimin e krimeve të luftës. Ndërkohë, ne kemi dështuar edhe në ato pak raste të serbëve kriminalë”, potencoi Fetoshi për Tëvë1.
Derisa shtoi se tanimë Kosova ka hyrë në vitin e tetë ku vazhdimisht tregon vetëm “përralla”, ndërkohë duke vazhduar edhe me të njëjtin diskurs.
“Praktikisht, ish-krerët e UÇK-së atje po bëhen gati të ballafaqohen me drejtësinë, prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë”, theksoi tutje Fetoshi.
Leave a comment