Lajme

Qeveria Rama dhuron 1 milion euro për Turqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë donacion prej 1 milion eurosh “në emër të qeverisë dhe të popullit shqiptar” në fushatën televizive “Türkiye Një Zemër”.

Rama është lidhur drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit në fushatën që po transmetohet në televizionet e Türkiye-s, ku deri më tani janë grumbulluar afro 5,7 miliardë euro nga dhurues nga Türkiye dhe jashtë saj.

Kryeministri shqiptar tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Türkiye i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019.

Mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili prekën mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore në interval prej më pak se 10 orësh

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...