Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka filluar marshin protestues në Prishtinë, si masë kundërshtimi për themelimin e “Zajednicës”.
Marshi protestues është paraparë të zhvillohet nga ora 15:00, ndërsa Parlamenti Studentor iu ka bërë thirrje të gjithëve, pa dallime politike, të marrin pjesë në protestë për kundërshtimin e Asocaicionit të Komunave me shumicë serbe.
Përkundër thirrjeve për pjesëmarrje pa dallim të orientimit politik, protesta e PS-së po mbështetet nga VV-ja. Demokracia.com ka siguruar fotografi, ku disa persona dalin nga zyret e VV-së dhe çojnë pankarta për në protestë.
Pjesëmarrës në protestë janë parë edhe figura të VV-së. Në marshin protestues janë edhe ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Leave a comment