Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës,sot do të protostoj kundër themelimit të Asocicacionit të komunave me shumicë serbe.
“Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.
Nisja për në protestë është organizuar nga disa komuna të vendit, teksa transporti është lajmëruar të jetë falas.
Protestuesit do të mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, për të marshuar drejt qendrës së kryeqytetit.
Leave a comment