Policia e Kosovës ka ndalur persona që kanë ushtruar veprimtari të lëmoshë-kërkimit.
Aksioni ka ndodhur në Skënderaj dhe Policia njofton se për të ndaluarit janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.
Komunikata e plotë:
“Policia në Skenderaj identifikon disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit
Skenderaj, 13 shkurt 2023
Në saje veprimeve operative, me qellim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit.
Gjatë ditës së sotme, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime konkrete me ç rast janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshë- kërkimit .”
Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare.
Leave a comment