Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë transparece.
Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për çështjen e dialogut, ku Kurti tregoi edhe për përmbajtjen e planit franko-gjerman.
Gjatë dy javëve të fundit, kryesisht përmes deklarimeve jashtë rendit të ditës, LDK-ja ka provuar të kuptojë më shumë rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Mungesa e raportimeve të rregullta të kryeministrit para shkuarjeve në Bruksel dhe pas raundeve dialoguese atje, është bërë jo vetëm praktikë e paprecedentë, por edhe refuzim i institucionit më të lartë të vendit, si pjesë e një sjellje të mbyllur, arrogante dhe kryesisht të papërgjegjshme të qeverisë”, ka thënë Abdixhiku.
“Ndonëse e normuar me rezolutë, sponzorizues i së cilës rezolutë gjendet në një tjetër karrige sot, raportimi i kryeministrit në Kuvend, na ndodh sot për herë të parë, besoni ose jo dhe të vetme në dy vite udhëheqje të tij. Kaq pak transparencë, e kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesëve të popullit – pozitë e opozitë pa dallim nuk ka mundur të tregojë askush, asnjëherë”, ka deklaruar ai.
Leave a comment