Lajme

ORCA kërkon përjashtimin e profesorëve Dugolli e Kastrati nga UP-ja

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka kërkuar që profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati t’iu shqiptohet masa e largimit nga Universiteti i Prishtinës, pasi Senati i UP-së e ka konfirmuar vendimin e Këshillit të Etikës, se profesorët kanë kryer plagjiaturë.

ORCA tha të hënën nëse nuk ndëshkohen dy të apostrofuarit, përgjegjës për kompromentimin e sistemit arsimor dhe të integritetit akademik janë rektori i UP-së, Qerim Qerimi, kryetari i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Këshilli i Etikës dhe Senati akademik i Universitetit të Prishtinës kanë dështuar ta respektojnë rregullativën në fuqi duke: 1. shqiptuar masa kundërthënëse; 2. shqiptuar masa të pabazuara në rregulloren përkatëse; 3. shkelur parimin e proporcionalitetit të masës ndëshkimore me seriozitetin e shkeljes së kryer, të përcaktuar në rregulloren përkatëse; 4. shkelur parimin e garancisë së mospërsëritjes; 5. mos evidentuar shkeljen e dokumentit më të lartë rregullues të Universitetit të Prishtinës, Statutit të tij”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...