Lajme

Në Kragujevc mbahet tubim i kundërshtarëve të planit franko-gjerman“Jo kapitullimit”

Mbrëmë në Kragujevc u organizua një forum nga oponentët e planit evropian (franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Politikani Boshko Obradoviq theksoi që nuk sheh asnjë arsye të vetme për pranimin e planit franko-gjerman, që sipas tij përbën “praktikisht kapitullim” të Serbisë.

Ai shtoi se ky plan duhej refuzuar në tërësi.

“Jo kapitullimit, jo planit franko-gjerman për Kosovën.” – ka thënë Obradoviq në fjalën e tij, raporton Kossev.

“Ligji ynë dhe ligji ndërkombëtar e sheh Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, dhe tash po na kërkohet përmes planit franko-gjerman të heqim dorë nga ajo pjesë e territorit kombëtar, për të cilën asnjë komb, asnjë shtet në botë nuk do ta bënte në paqe,” – vazhdoi Obradoviq.

Ai e vlerësoi forumin në Kragujevc si fillimin e një fronti të përbashkët, që konsiston nga disa parti dhe lëvizje politike serbe.

Përveç Obradoviqit aty kishte edhe të tjera figura të politikës serbe.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...