Policia e Kosovës ka zbuluar tre laboratorë të drogës në veri dhe ka arrestuar dy persona. “Operacioni policor i koduar me emrin ‘Shpata’ është realizuar në tri lokacione.
Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratore me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të. Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar meshkuj serb, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren ne bashkërendim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës
Leave a comment