Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko dhe vlerësoi se pa Rusinë dhe Kinën nuk do të ketë zgjidhje të drejtë për Kosovën.
Sipas tij, Rusia nuk e njeh Kosovën dhe mbetet në parimin e mbështetjes së Beogradit.
Botsan-Kharchenko tha për Veçernje Novosti se Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të mbështesë vetëm një zgjidhje që sipas tij “korrespondon me interesat kombëtare të Serbisë, qoftë për normalizimin e marrëdhënieve apo qetësimin e krizës aktuale”.
Kur u pyet lidhur me raportimet se për shkak të konfliktit ruso-ukrainas, Rusia mund të bëjë një kthesë dhe të njohë Kosovën, diplomati rus në Beograd tha se kjo nuk është e vërtetë.
Leave a comment