Disa ekspertë janë të mendimit se ujitja gjatë natës është më e mirë sepse u jep kohë bimëve që të përthithin ujin përpara se të shpërthejë vapa.
Megjithatë, një gjë e tillë ka rrezik të sëmurë gjethet që mbeten të lagura gjatë natës.
Ujitja e mëngjesit nga ana tjetër përthan gjethet shumë me shpejt dhe i jep ujit më pak kohë të arrijë rrënjët e bimës përpara se të godasë vapa.
Ujitja në mbrëmje, pra pa perënduar plotësisht dielli, është koha më e mirë për të ujitur bimët.
Në darkë, ujitja do i bëjë gjethet më delikate dhe të prirura ndaj mykut.
Ndërkohë, ujitja pa perënduar dielli, u jep bimëve kohën e duhur për përthithjen e ujit dhe tharjen e nevojshme përpara natës.
Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e ujitjes kur dielli është në pike e vet.
Kjo këshillë është e udhës për shkak se uji mund të avullojë shumë shpejt pa arritur në pikat e nevojshme të bimës.
Kur vjen puna tek sasia e ujit, ekspertët këshillojnë që uji duhet të arrijë rrënjët e bimës por të mos e përmbysë sipërfaqen e vazos.
Idealja është që të fusni një gisht brenda në dhe për të përcaktuar lagështinë dhe nevojën e mëtejshme për ujë.
Kur të ujisni bimën tuaj të preferuar shmangni gjethet dhe mbi të gjitha mos e teproni. Ujitja e bollshme mund të zverdhë gjethet, të pengojë rritjen e bimës dhe të myk rrënjët
Leave a comment