Shendetesi

Tetë orë gjumë prap i lodhur

Ekspertët rekomandojmë të flemë çdo natë nga tetë orë, në mënyrë që të zgjohemi të freskët dhe të palodhur

Por një ekspert ka treguar se kjo mund të mos mjaftojë për t’i mbajtur larg ndjenjat e përgjumësisë, shkaku i një gabimi të madh të cilin e bëjmë thuajse të gjithë ne.

Dr. Carmel Harrington sugjeron se në vend se të përqendroni vetëm në atë se sa orë gjumë i bëni, duhet të fokusohemi edhe në atë se në çfarë ore zgjohemi.

Duke folur për ‘Whimn’, specialisti australian ka thënë:

“Shumica e njerëzve nuk e dinë se ora në sa zgjoheni ndikon në kohën në të cilën mund të bini në gjumë atë natë… Kur shohim rreze dielli në mëngjes, truri jonë e ndalon prodhimin e melatoninës dhe kjo ndalesë e aktivizon orën tonë trupore 24-orëshe”.

Është e rëndësishme ta restartojmë orën tonë biologjike dhe ritmin cirkadian duke u zgjuar çdo mëngjes në të njëjtën orë.

Nëse nuk e bëni këtë, gjumi juaj do të sjell efekte negative, do të ndikojë në apetitin, motivimin dhe produktivitetin tuaj, transmeton Telegrafi.

Konsistenca është çelësi për zgjidhjen e këtij problemi, prandaj përpiquni të bini dhe të zgjoheni nga gjumi në orën e saktë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

LajmeShendetesi

Vërtetohet shkencërisht se e qeshura të zgjat jetën

Thënia e vjetër se “e qeshura të zgjat jetën” është e vërtetë,...

LajmeShendetesi

3 Këshilla që do t’ju Ndihmojnë të Flini më Mirë Kur Keni Dhimbje Shpine

Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës mund ta bëjnë të pamundur...

LajmeShendetesi

Efektet anësore për ata që përdorin paracetamol

Në një studim nga revista shkencore “Social Cognitive and Affective Neuroscience” janë...

LajmeShendetesi

Duhani dëmton edhe sytë

Miliona njerëz në Britani të Madhe po e vënë në rrezik shëndetin...