Armando Broja është rikthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për më shumë se dy muaj.
Sulmuesi shqiptar megjithatë nuk e ka të sigurt qëndrimin në afat të gjatë te Chelsea, përkundër se ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Chelsea ka transferuar shumë sulmues dhe hapësirat e Brojës për sezonin e ri pritet të jenë shumë të vogla.
Napoli vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit shqiptar dhe sipas gazetës italiane ‘Il Mattino’, do të tentojnë afrimin e tij në verë.
Lideri aktual i Serie A mund të mbetet pa Victor Osimhen, derisa Broja shihet si zëvendësuesi perfekt i nigerianit në ‘Diego Maradona Stadium’.
Londinezët kishin oferta edhe në verë për Brojën, por në fund trajneri i atëhershëm i Chelseat, Thomas Tuchel vendosi ta mbante në Stamford Bridges.
Gjithsesi në afatin kalimtar veror Chelsea mund ta lejoj largimin e shqiptarit nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro.
Përveç Napolit interesim për reprezentuesin shqiptar kanë shfaqur edhe West Ham United, Everton dhe Southampton
Leave a comment