Thirrja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për dorëheqje ndaj prokurorit Ilaz Beqiri nxiti reagime të shumta.
Për këtë reagoi edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se kjo mendësi s’duhet të kalojë në Kosovë, raporton Zeri.info.
Çitaku ndër të tjera ka thënë se ministrja Haxhiu dhe Qeveria e saj i duan të gjithë të dorëzuar, duke nisur nga mediat, policët, mjekët, mësuesit e opozitën.
“‘Dorëzohu, s’është vonë’ i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.
Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën.https://zeri.info/inarticle.html
Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë.
Sot në seancën gjyqësore, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorit Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës”, thuhet në reagimin e Çitakut.
Leave a comment