Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve që bëri tek ish-aktivistët e Vetëvendosjes, Mon Balaj e Arben Xheladini që u vranë më 10 qershor të vitit 2007, foli për kërkesën e Serbisë për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kurti tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme, nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, andaj sipas tij, Beogradi me nervozë e kërkon asociacionin.
“Si “Zajednicë” komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës por jam i bindur që mu këtë e do Serbia”.
“Kosova ka nevojë për më shumë demokraci e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik. Te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik. Mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, kreu i qeverisë tha se Serbia është në panik, teksa shtoi se duan t’i bëjnë bashkë 10 kryetarë komunash e ta shpallin një president zajednice.
“Dhe me atë ta shkelin ministrin tonë të qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, është shprehur Kurti
Leave a comment