Lajme

Me 21 Shkurt nis gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Më 21 shkurt 2023 nis gjykimi kundër ish-komandantit të UÇK-së Pjetër Shala para Dhomave të Specializuara (DHSK).

Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Speciale ka njoftuar se më 21 shkurt, kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm.

Më pas, prokurori i specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse.

Shala akuzohet për përgjegjësi penale individuale dhe ndaj tij janë ngritur katër akuza për krime lufte:https://zeri.info/inarticle.html

• Ndalim arbitrar,

• Trajtim mizor,

• Torturë, dhe

Vrasje të paligjshme

Krimet pretendohen se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës – Shqipëri, që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Historiku i çështjes

Aktakuza e parë kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Më 21 shtator 2022, gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt nga data 18 deri më 20 tetor 2022.

Deri tani tetë persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në proces. Procesi i parashtrimit të kërkesave për viktimat që dëshirojnë të marrin pjesë në proces mbetet i hapur. Personat që mund të provojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të renditur në Aktakuzën e korrigjuar, ende mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces. Këtu përfshihen persona që kanë pësuar dëm drejtpërdrejt, si dhe persona që kanë pësuar dëm tërthorazi, për shembull, për shkak se kanë lidhje të ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar. 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...