Instituti i Kosoves per Drejtesi ka gjetur se Oeveria e Kosoves ka shkelur Kushtetua e Republikes gjate hartimit dhe miratimit te projektligjeve.
Hulumtuesja Eranda Zekai ka thene se shkeljet kushtetuese kane ndodhur te shtate projektligie
nga 71 sa i ka miratuar Qeveria e Kosoves.
IKD ka gjetur shkelje te Kushtetutes te: 1.
Projektligji per Byrone Shteterore per Verifikimin e Konfiskimin e Pasurise se Pajustifikueshme; 2. Projektligji per Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjeve qe kane të bejne me racionalizimin dhe vendosien e viiave llogaridhenëse tè Agjencive të Pavarura; 3.
Projektligji per Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.06/L-048 per Keshillin e Pavarur
Mbikeqyres për Sherbimin Civil të Kosovës; 4.
Projektligji per Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal; 5. Projektligji per ndryshimin dhe plotêsimin e Kodit te Procedures Penale; 6.
Projektligjin per Pagat ne Sektorin Publik; 7.
Projektligjin per Zyrtarët Publike.
Hulumtuesja e IKD, Eranda Zekaj, ka shpjeguar gjetjet qe kane te bejne me shkeljen e Kushtetutes te Projektligji per Byrone Shteterore per Verifikimin e Konfiskimin e Pasurise se pajustifikueshme.
“Mè 29 dhjetor 2021, Qeveria miratoi
Projektligjin per Byronë Shteterore per
Verifikimin e Konfiskimin e Pasurise se
Pajustifikueshme. Para se projektligji te kalonte ne lexim te pare, ne seancen parlamentare,
deputetet janè njoftuar se i njejti do te dergohet
ne Komisionin e Venecias per t vlerësuar
perputhshmerine e tij me standardet evropiane
dhe nderkombetare. Projektligji përmbante të
meta te theksuar kushtetuese, të meta tê cilat u
evidentuar né raportin e IKD, e më pas u
konfirmuan ne Opinionin CDL(2022)014 të datës
20 qershor 2022 te Komisionit te Venecias” ka
shpjeguar Zekaj.
Ajo ka thene se IKD ka gietur shkelje kushtetuese
edhe ne Projektligjin për Ndryshimin dhe
Plotesimin e ligjeve qe kane te bejne me
racionalizimin dhe vendosien e vijave
llogaridhenese tè Agjencive te Pavarura.
“IKD e ka analizuar projektligjin e miratuar nga
Kuvendi permes se cilit eshte shuar Keshilli per
Ndihme Juridike Falas, si organ mbikëqyres i
Agjencise për Ndihmë Juridike Falas. Me këtë ligi,
ANJF eshte inkorporuar ne Ministrine e
Drejtesise. Politizimi i ANFJ paraqet shkelje te
kushtetutes se Republikes se Kosoves. IKD me 20
tetor 2022 ka deponuar kerkese tek Avokati i
Popullit për procedim te ketij Ligji në Giykatën
Kushtetuese, por Avokati i Popullit ende nuk ka
kthyer pergjigje”, ka thene ajo.
Tutje, gjetjet e IKD tregojne se Projektligji per
Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.06/L-048 per Keshillin e Pavarur Mbikèqyres per
Sherbimin Civil te Kosoves ne teresine e tij eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Kosoves, e cenon dhe e ben te parendesishëm rolin e njè institucioni kuazi giyqësor i cili kujdeset per mbroitjen e standardeve ne fushen e sherbimit civil.
Gjithashtu, Oeveria e Republikes së Kosovës, me propozimin e Ministrise se Drejtesise, ka iniciuar n° Kuvend Projektligjet per Ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit te Procedures Penale.
IKD ka gietur edhe te ky projektligi ka shkelje te
Kushtetutes.
“Përkundër qëllimit tejet legjitim për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftimin e veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje, IKD ka gjetur se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk kanë ndjekur rrugën adekuate për ta bërë këtë. Kjo pasi IKD gjen se të dy këto Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, IKD gjen se këto dispozita janë në kundërshtim edhe me interesat e viktimave, të cilat interesa synohet të avancohen përmes këtyre Projektligjeve”, ka treguar Zekaj.
Tutje, Me 23 nëntor 2022, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për pagat. Përkitazi me këtë Projektligj, IKD kishte gjetur se i njëjti cenon sigurinë juridike të nënpunësve të sektorit publik dhe është i përfshirë në trajtim të pabarabartë.
“IKD më 22 dhjetor 2022 kishte publikuar analizën “Pagat në sektorin publik”. Kjo analizë u është dërguar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës para miratimit të Projektligjit në fjalë, por se të njëjtit nuk kanë marrë për bazë këto rekomandime”,, ka shpjeguar ajo.
Në muajin nëntor 2022, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Zyrtarët Publik, i cili Projektligj u miratua ne Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Sipas këtij ligji [neni 46 dhe 49] të gjitha pozitat drejtuese të nivelit të mesëm dhe të lartë nga pozita me mandat të përhershëm kthehen në pozita me mandate të përkohshëm.
“Ky projektligj cenon pritjet legjitime të tanimë të punësuarve në pozitat drejtuese të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues dhe si rrjedhë paraqet shkelje të nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ky projektligj është miratuar nga Kuvendi më 22 dhjetor 2022 dhe i njëjti aktualisht është duke u trajtuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Zekaj.
Leave a comment