Ish- presidenti i Serbisë Boris Tadiq po thotë se pranimi i planit franko-gjerman mbart me vete një rrezik. “Pas dhjetë vjetësh “do të vijë një brez hakmarrës” dhe do të votojë për politikën më të keqe dhe luftërat e reja”.
Këto komente i bëri Tadiq gjatë një interviste që pati në televizionin serb N1.
Sipas ish-presidentit serb, bota është bërë një vend më i rrezikshëm për të jetuar pas vendimit të SHBA-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të paqartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në këtë drejtim.
Sipas tij, Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman.
Plani evropian siç ka rrjedhur në media, Tadiq tha se nënkupton “pranim të prekshëm” të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në rast se kjo ndodh, Tadiq tha se do të ishte “krejtësisht e parëndësishme” se a njeh Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.
“Le të supozojmë se Aleksandar Vuçiq e pranon propozimin, kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50% mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiq ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiq për N1.
Leave a comment