Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar për videon e Vetëvendosjes në të cilën ajo sulmon ekonomistët e LDK-së, përfshirë edhe vet Hotin.
Në një postim në Facebook, Hoti thotë se ka pritur një video ku partia në pushtet tregon investimet e jashtme, numrin e vendeve të punës që janë hapur si të reja e sa është reduktuar inflacioni.
Sipas Hotit, e gjithë videoja e VV-së, ishte “propagandë për mashtrim të publikut”.
Postimi i plotë:
Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?!
Por, JO!
Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut.
Leave a comment