Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë të hënën për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Seanca e 13 shkurtit pritet të nisë në orën 12 derisa kërkesën me nënshkrime e kanë bërë deputetët e PDK-së.
“Debat parlamentar për zhvillimet ne dialogun ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në rendin e ditës të nënshkruar nga kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca.
Në kërkesën e nënshkruar nga nëntë deputetë të PDK-së për debat parlamentar për dialogun me Serbisë thuhet se dialogu në dy vitet e fundit ka hyrë në një rrugë që nuk po shkon drejt një marrëveshje finale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Leave a comment