activeKryesoreLajme

Për një telefon e 20 euro, therret 3 herë në gjoks

Arturo Luca Battisti, 46-vjeçari nga Milano, u godit me thikë jashtë stacionit Termini të Romës gjatë një grabitje të dielën në mbrëmje. 

Policia arrestoi tre sulmuesit, tre marokenë  të moshave 40 deri në 18 vjeç, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Italiani duhej të merrte trenin për të shkuar në shtëpi në Milano. Ai ishte në rrugën Giolitti kur ju afruan tre marokenët, të cilët e goditën tre herë në gjoks dhe i vodhën një celular dhe njëzet euro .

Autori i plagosjes me thikë është një 40-vjeçar me rekord të mëparshëm. Sulmi ndodhi rreth orës 23:30 të 5 shkurtit në një distancë të shkurtër nga një restorant i ushqimit të shpejtë, pranë njërës nga hyrjet e hekurudhës. 

Për të mbërritur tek kriminelët, ishin vendimtare videot e një kamere që kishte regjistruar grabitjen dhe sulmin me thikë.

Të tre iu afruan burrit dhe e grabitën. 46-vjeçari, i cili prej disa ditësh ndodhej në Romë, u godit më pas me thikë.

Ai u përpoq ti ndiqte të tre, por më pas u rrëzua përtokë. 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...